Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Calavera: Institucionet të ngrihen pa vonesa







               Publikuar në : 20:48 - 22/07/19 |
mapo.al

Në ceremoninë e inaugurimit të “Polit të Drejtësisë”, te ish-Fusha e Aviacionit, ku do të vendosen administrata e KLP-së, KLGJ-së dhe Magjistraturës, mori pjesë edhe shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera.


Në fjalën e saj, shefja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera, tha se “Reforma në Drejtësi do të çelë derën e Shqipërisë për në BE“, ndërsa shtoi se “të gjithë aktorët duhet të mos vonojnë ngritjen e shpejtë të institucioneve të drejtësisë së re”.

“I bëjmë thirrje aktorëve në këtë proces që të marrin përgjegjësit e tyre pa vonesa. Duhet të jemi krenarë me atë që është arritur. Proverba thotë se Roma nuk është ndërtuar në një ditë, kështu që një reformë e tillë nuk mund të bëhet në një ditë, por do vite dhe integritet.

Po ashtu të gjitha institucionet kanë një mundësi dhe shans historik. Është një mundësi, pasi do të jenë brezat e ardhshëm që do të na gjykojnë, është një mundësi për të çelur derën për në BE” tha ajo.

Inaugurimi i Pallatit të Drejtësisë u bë në 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi, kur u votuan me unanimitet të plotë ndryshimet Kushtetuese mbrëmjen e 21 korrikut 2016.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas