Sunday, June 19, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Alesia Balliu: Reforma në Drejtësi dhe SPAK – Shansi ynë për të ndërtuar një shtet ligjor funksional

by mapo.al
07/09/2021
in Aktualitet, Blog
0

Intervistë me avokaten Alesia Balliu, studiuese në fushën e së drejtës

Alesia Balliu është një avokate e re, ndërsa Drejtësia për të nuk përkufizohet vetëm në terma të ngushtë profesionalë. Ajo beson se njohja e thelluar e fushës është sa detyrim profesional, aq edhe angazhim qytetar. Me këtë vizion, Balliu përcjell me vëmendje zhvillimet në fushën e së Drejtës, duke u fokusuar në kornizën rregulluese ligjore të institucioneve të Drejtësisë.

Znj.Balliu, ju jeni shprehur publikisht në mbështetje të Reformës në Drejtësi, në pozitat e avokates dhe të studiueses së kësaj fushe. Sipas jush, pse SPAK dhe jo Prokuroria?

Po, jam shprehur disa herë në mbështetje të kësaj Reforme për disa arsye, që kam privilegjin t’i ndaj sot me lexuesit tuaj të nderuar duke nisur me pyetjen – pse SPAK?

Në vlerësimin tim, ka ardhur koha ta shohim të vërtetën tonë në sy, si shoqëri dhe shtet.  As më herët, por as në 30 vitet e fundit, ne nuk kemi vuajtur mungesën nominale të institucioneve apo rregullimin ligjor të tyre. Kushtetuta, ligjet, aktet nënligjore kanë përkufizuar në letër mënyrën se si duhet të funksionojë drejtësia në Shqipëri. Por, nuk ka mjaftuar; ne kemi vuajtur mungesën reale të shtetit ligjor në nivel jo konceptual, porse të funksionalitetit. Sipas ligjit dhe brenda tagreve të institucioneve ligjzbatuese, nuk duhet të kishte ”të paprekshëm”.

Prokuroria  aty ka qenë gjithmonë, vetëm se e kushtëzuar nga vullneti politik për të vepruar, falë hapësirave evazive në ligj. Tanimë, nuk besoj se ka mbetur diksush që të besojë se politika dhe pushteti kanë vullnet për të ”pastruar” veten. Prandaj SPAK; sepse SPAK është, së pari,  fryt i një vullneti të artikuluar qartazi e tashmë pa kthim – politikanët dhe vendimmarrësit institucionalë shqiptarë nuk mund të kthejnë mbrapsht konsensusin e dakordësuar publikisht me ndërkombëtarët për të realizuar Reformën e shumëpritur në Drejtësi. Nga ana tjetër, ndërkombëtarët që monitorojnë këtë proces janë përfaqësues të shteteve dhe institucioneve demokratike, që e njohin demokracinë funksionale dhe mekanizmat e shtetit ligjor. Me fjalë të tjera, ata janë ”garancia” për mbarëvajtjen e kësaj reforme, si për ne që e aspirojmë, ashtu edhe përpara taksapaguesve të tyre, që po e financojnë. SPAK përfaqëson të gjithë këtë vullnet dhe know-how.

Çfarë garancie dhe mbështetje ligjore ka SPAK?

Ajo që tashmë ka hyrë në fjalorin tonë si SPAK është Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; nuk është një komision hetimor, siç jemi mësuar të ngrihen e bien me dhjetëra nga parlamenti; nuk është një mekanizëm ad hoc, sa për të kaluar një ngërç të momentit. SPAK  është Prokurori e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si edhe Njësi e Pavarur Hetimore, ndryshe quajtur Byroja Kombëtare e Hetimit. Kjo strukturë ndjek dhe heton vetëm çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pra, po flasim për organe kushtetuese (sipas pikës 4, të nenit 148, të Kushtetutës), me një objekt të qartë pune, të përcaktuar kthjelltazi me ligj dhe të ngritur sipas përvojës më të mirë ndërkombëtare.

Ne si shoqëri nuk kemi pasur fatin të besojmë tek drejtësia, ndaj edhe nominacionet apo përkufizimet ligjore i kemi parë gjithmonë si një segment i mjedisit tonë përgjithësisht të korruptuar, si retorikë, premtim elektoral apo për konsum publik. Kjo Reformë ka strukturuar një sistem funksional, legjitim, të rregulluar specifikisht me ligj (Ligj nr. 95/2016 ”Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”); jo vetem për objektin e punës dhe tagret që ka në raport edhe me institucionet e tjera, por edhe në mënyrën e ngritjes, funksionimit të brendshëm dhe kontrollit mbi përfaqësuesit e saj, duke përfshirë këtu veç prokurorëve e gjyqtarëve, edhe stafin administrativ.

Pjesë e mekanizmit është edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përgjegjëse për gjykimin e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe akuzave penale kundër një numër zyrtarësh të lartë, të përcaktuara edhe këto me ligj. Ligji rregullon përcaktimin e kushteve dhe procedurën për emërimin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme; përcaktimin e kompetencave lëndore parësore dhe të tjera të gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme; përcaktimin e kushteve dhe kriteret shtesë që duhet të përmbushin shtetasit për t’u emëruar, transferuar apo për t’u ngritur në detyrë si gjyqtarë ose punonjës pranë këtyre gjykatave, prokurorë dhe punonjës pranë Prokurorisë së Posaçme, si dhe për t’u punësuar pranë Njësisë së Pavarur Hetimore; organizimin dhe funksionimin e procesit të kontrollit të figurës, vëzhgimit të të dhënave financiare dhe vëzhgimit të telekomunikacioneve të tyre; përcaktimin e marrëdhënieve të Prokurorisë së Posaçme me institucione të tjera shtetërore, subjekte të tjera publike apo private, si dhe me publikun.

Pra, kemi një sistem të strukturuar qartazi dhe të rregulluar specifikisht me ligj. Kjo ndodh për herë të parë në Shqipëri. 

Cilat çështje ligjore janë specifike për SPAK?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të Posaçme për veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal, me interes të lartë publik, sidomos: korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike (Neni 244 dhe 244/a për korrupsionin aktiv të nëpunësve të huaj publikë); Neni 245 Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë; Neni 257 Përfitimi i paligjshëm i interesave; Neni 258 Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike; Neni 259 Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë

SPAK ka legjitimim ligjor dhe objekt të punës së saj hetimin mbi akuzat penale kundër figurave si: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë te Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendës ministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj; si edhe akuzat penale kundër ish-funksionarëve të mësipërm, kur vepra është kryer gjatë ushtrimit të detyrës.

Brenda këtij rregullimi ligjor dhe specifikimi të kompetencave lëndore, e jo vetëm, të këtyre institucioneve të reja të Drejtësisë, ne kemi hapësirë të besojmë e të presim që, tanimë, edhe në SHqipëri të kapërcejmë kohën e pandëshkueshmërisë së figurave me imunitet politik, duke sendërtuar një marrëdhënie të drejtë dhe pa ekuivoke të qytetarit me ligjin, me shembuj ndëshkimi të njerëzve me pushtet.

A është SPAK në funksion të plotë tashmë? Apo ka akoma mangësi ligjore e monetare për funksionimin e tij?

Ne po flasim për një proces kompleks, i cili vjen pas një kalvari të gjatë përpjekjesh për të ndërtuar shtet ligjor funksional dhe drejtësi të pavarur në Shqipëri.

Duhet thënë se deri në këtë çast, janë kaluar pengesa të panumërta: reforma e cila nisi me vetingun, ndryshoi mëse 25 ligje, 15 nga të cilët u amenduan 3-4 herë brenda 2-3 vitesh, nga i njëjti parlament. Përgjatë viteve 2018 – 2020, vendi ishte pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese; Në gjykatat e tjera dhe prokurori listat e pritjes numërojnë gati 100 mijë çështje.

Të gjitha institucionet e reja të sistemit gjyqësor u krijuan ose u zgjodhën jashtë afateve kushtetuese, ligjore. Vendi pati një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm mes 2017 – 2019, ndërkohë vetë SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve. Vetingu filloi me një vit vonesë, ndërsa largimi i mëse gjysmës së prokurorëve dhe gjyqtarëve zbrazi ndjeshëm shumë nivele në sistemin e drejtësisë.

Brenda kësaj kornize është naive të mendosh se nuk ka mangësi. Patjetër që ka zhvillime në proces drejt funksionimit organik të plotë, të natyrshëm dhe sistemik në të gjitha hallkat e veta.

Por, ajo që pohoj me bindje është se institucionet e reja të dala nga Reforma në Drejtësi duhen mbështëtetur si në terma financiarë, ashtu edhe në mendësi.

Duhet të kuptojmë se vendosja e një standardi të ri në sistemin e Drejtësië ka nevojë për kohë, investim, monitorim dhe  besim.

A besoni se SPAK do t’i përmbushë pritshmëritë për të dënuar “të paprekshmit” e politikës dhe krimit?

Për gjithë sa parashtrova më sipër, po, besoj se SPAK është shansi ynë si shoqëri për të dëshmuar pjekuri, vullnet  dhe aftësi për të ndërtuar një shtet ligjor funksional dhe një shoqëri që ndan të njëjtat vlera me vendet euro – atlantike, ku duam aq shumë të integrohemi.

Reforma në Drejtësi është një domosdoshmëri që ka nevojë për mbështetjen dhe kontributin e të gjithëve ne, së pari në ndryshimin e mendësisë me të cilën e perceptojmë dhe e presim vendosjen e Drejtësisë. Instalimi i kulturës së barazisë së gjithkujt përpara ligjit është një hap historik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt një të ardhmjeje më të mirë, të sigurtë e të qëndrueshme. Ky është misioni i SPAK dhe i krejt reformës – të bindë se Drejtësia mund të funksionojë, se askush nuk ka imunitet përpara ligjit, se çdokush ndëshkohet nëse shkel ligjin; të ushqejë besim tek qytetari shqiptar dhe tek partnerët tanë se ne dimë të ndërtojmë institucione dhe shtet funksional demokratik. Besoj se e meritojmë një vend të drejtë e dinjitoz, me një Drejtësi që funksionon me profesionalizëm dhe integritet.

Ju faleminderit!

***

Vijim – Editorial nga Alesia Balliu

REFORMA NË DREJTËSI MERITON MBËSHTETJE PA KUSHTE

91% e shqiptarëve janë shprehur[1] se e mbështesin nevojën për drejtësi dhe për veprime të ashpra kundër korrupsionit. Por, publiku i gjerë ka me Reformën në Drejtësi atë marrëdhënie që ka me politikën: është e mirë ajo që punon për mua!

Kjo ka lehtësuar pengimin e reformës nga ata që nuk e duan. Dhe njëherësh e ka bërë procesin më vulnerabël.

Në 5 vjetorin e fillimit të Reformës në Drejtësi, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori europian Luigi Soreca – i kërkuan sistemit gjyqësor më shumë qëndrueshmëri, pavarësi dhe integritet. Edhe vetë përkrahësit e pavarur shqiptarë të kësaj reforme, deri më sot, i kanë gjetur rezultatet e saj të vonuara dhe të pjesshme.

Kjo nuk duhet të dekurajojë askënd, ashtu si mendësia sunduese e publikut nuk surprizon dot askënd. Përtej retorikës, grupet e interesit në Shqipëri nuk kanë qenë gati të humbasin favoret që prodhojnë lidhjet e tyre, me të cilat drejtësia është kontrolluar si çdo sektor tjetër.

Duhet thënë se, në rrafsh historik publiku shqiptar ka me Drejtësinë një marrëdhënie përgjithësisht imagjinare. Periudha e Mbretërisë (1928 – 1939) ishte krejt e pamjaftueshme për të krijuar një mentalitet juridik institucional, në një popullatë kryesisht rurale. Sundimi komunist lulëzoi falë dhunimit ideologjik dhe të njëanshëm të të drejtave të individit nga shteti. 30 vitet e riorganizimit politik pas rënies së komunizmit ndryshuan sistemin, por jo shkallën e korrupsionit të tij. Ky korrupsion, më herët, ishte kryesisht ideologjik; në këto 30 vite, ai u bë ekonomik.

Drejtësia nuk ishte as delja e zezë dhe as faqja e bardhë e sistemit të ri. Por ajo mbeti premisa e mohuar e shanseve për fillimin e një ndryshimi real, të ngritur mbi shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Për këtë arsye, Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme; ajo u frymëzua, u mbështet dhe u vu në zbatim falë vullnetit ndërkombëtar – shumë më tepër sesa prej vullnetit të palëve në vend.

Suksesi i saj është në fakt sukses i bashkësisë së komunitetit euro-atlantik në Shqipëri. Ndoshta për këtë shkak, të gjitha institucionet e ngritura nga Reforma në Drejtësi në vitin 2016, janë tashmë plotësisht funksionale. 

Duhet thënë se deri në këtë çast, janë kaluar pengesa të panumërta: reforma e cila nisi me vetingun, ndryshoi mëse 25 ligje, 15 nga të cilët u amenduan 3-4 herë brenda 2-3 vitesh, nga i njëjti parlament. Për t’i hequr reformës mbështetjen publike, përgjatë viteve 2018 – 2020 shqiptarët e lanë vendin pa Gjykatë të Lartë dhe pa Gjykatë Kushtetuese; mëse 30.000 shtetas u braktisën në vetëgjyqësi. Në gjykatat e tjera dhe prokurori listat e pritjes numërojnë gati 100 mijë çështje.

Të gjitha institucionet e reja të sistemit gjyqësor u krijuan ose u zgjodhën jashtë afateve kushtetuese, ligjore. Vendi pati një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm mes 2017 – 2019, ndërkohë vetë SPAK u krijua pa numrin e parashikuar të prokurorëve. Vetingu filloi me një vit vonesë, ndërsa largimi i mëse gjysmës së prokurorëve dhe gjyqtarëve zbrazi ndjeshëm shumë nivele në sistemin e drejtësisë.

Gjithsesi, ajo që është arritur deri tani është, më së paku, historike. Ajo që po shënohet është vendimtare. Dhe ajo që pritet është përcaktuese për fatin e mëtejshëm të demokracisë shqiptare.

Reforma në Drejtësi meriton një mendësi të ndershme nga çdo shqiptar dhe, sigurisht, nga çdo nivel përfaqësues e vendimmarrës. Reforma në Drejtësi nënkupton për Shqipërinë provën e vërtetë të cilësive tona të reja shtetformuese, mbi baza institucionale dhe mbi parime juridike të shëndosha.

Reforma në Drejtësi provon nëse ne do të arrijmë t֝ë gjenerojmë atë virtyt kolektiv që na bashkon me familjen e popujve europianë, që mbështet progresin tonë drejt integrimesh social-ekonomike, apo do të mbesim një ishull i izoluar me demokraci hibride, një shembull ekzotik i korrupsionit të gjithanshëm, një shprehje e mënyrës si nuk duhet të jetë një vend.

Reforma në Drejtësi meriton mbështetje pa kushte!

[1] Sondazh i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (2021). 

Tags: Alesia Balliureforma në drejtësi

JU SUGJEROJME

Shkak xhelozia, i riu i thyen telefonin dhe dhunon të dashurën në mes të rrugës
Aktualitet

Shkak xhelozia, i riu i thyen telefonin dhe dhunon të dashurën në mes të rrugës

19/06/2022
Humb kontrollin makina dhe del nga rruga, aksidentohet një familje në Lushnje
Aktualitet

Humb kontrollin makina dhe del nga rruga, aksidentohet një familje në Lushnje

19/06/2022
Tiranë/ Drejton makinën në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçarja
Aktualitet

Tiranë/ Drejton makinën në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçarja

19/06/2022
Bëhet shkak një grua, shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin sirian
Kryesore

Bëhet shkak një grua, shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin sirian

19/06/2022
Next Post
Kapet me mijëra euro e lekë të falsifikuara, pranga 35-vjeçarit në Shkodër

Kapet me mijëra euro e lekë të falsifikuara, pranga 35-vjeçarit në Shkodër

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Shkak xhelozia, i riu i thyen telefonin dhe dhunon të dashurën në mes të rrugës
  • Humb kontrollin makina dhe del nga rruga, aksidentohet një familje në Lushnje
  • Tiranë/ Drejton makinën në gjendje të dehur, arrestohet 38-vjeçarja
  • Bëhet shkak një grua, shqiptari plagos me thikë 35-vjeçarin sirian
  • Rama njofton turistët të pushojnë në Shqipëri: Sigurim shëndetësor 24 orë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In