Kryesore

Ndoka në tryezën e opozitës, ja propozimi i PD: A po afrohet zgjidhja?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:19 - 06/07/16 |
mapo.al

Lulzim BashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi aleatët e djathtë në një tryezë për çështjen e reformës në drejtësi.


Ra në sy fakti se i pranishëm ishte edhe kreu i PDK, Nard Ndoka.


Ky i fundit paralajmëroi një afrim me koalicionin opozitar pas deklaratës së tij në të njëjtën linjë me PD për reformën në drejtësi me kompromis sipas nenit 88.


Ndërkohë në një intervistë për gazetën Mapo, Ndoka tha se LSI nuk do e votojë reformën në drejtësi.


Ndërkohë PD ka propozuar një tjetër formulë për rekomandimin 88 të Komisionit të Venecias.


Burimet bëjnë të ditur se sipas formulës së re, PD kërkon komision ad-hoc me 12 anëtarë, 6 nga opozita dhe 6 nga mazhoranca.

Secili deputet në mënyrë elektronike zgjedh nga 1 gjyqtar të përzgjedhur më parë nga komisionet përkatëse dhe lista me 12 anëtarë hidhet si listë e tërë në parlament për votim.

Kandidatët kalojnë në parlament me 2/3.

Pavarësisht retorikës politike, palët duket se po bëjnë përpjekje për të përafruar qëndrimet e tyre për reformën në drejtësi, duke ofruar propozime në kërkim të konsensusit.

Edhe Fatmir Xhafa e konfirmoi këtë një ditë më parë.

Këto përpjekje po bëhen përpara vizitës së zyrtares së lartë amerikane, Victoria Nuland, që do vijë në Tiranë me qëllim arritjen e një konsensusi për reformën në drejtësi.



Pas