Aktualitet

Reforma në Drejtësi- Palmer: SHBA krah jush për të ndryshuar pandëshkueshmërinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 07/04/21 |
mapo.al

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer zhvilloi dje një “vizitë virtuale” në vendin tonë.






Gjatë kësaj vizite Palmer u takua edhe me Kampionë të Reformës në Drejtësi nga institucionet shtetërore, institucionet e pavarura të drejtësisë, media, shoqëria civile dhe fusha akademike.


Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo ka filluar të tregojë rezultate tashmë – dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim ndërsa ju ecni përpara për të zbatuar reformat, si me përkrahjen tonë, ashtu edhe me programet tona të ndihmës… Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah jush ndërsa ju ndryshoni kulturën e ngulitur të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri“, tha Zv. Ndihmës Sekretari Palmer.







Statusi nga Ambasada e SHBA:



Gjatë “vizitës së tij virtuale” në Shqipëri dje, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer u takua me Kampionë të Reformës në Drejtësi nga institucionet shtetërore, institucionet e pavarura të drejtësisë, media, shoqëria civile dhe fusha akademike. Gjatë diskutimit të tyre, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer ritheksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe përkushtimin e tyre për demokratizimin, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri.



Ai njohu punën e të gjithë pjesëmarrësve në përparimin e reformës në drejtësi dhe sundimin e ligjit, duke u thënë se përkushtimi i tyre është thelbësor për të çuar më tej përparimin e Shqipërisë për anëtarësimin në BE dhe po i mundëson vendit të bëhet një demokraci më e fortë. “Reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por ajo ka filluar të tregojë rezultate tashmë – dhe ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim ndërsa ju ecni përpara për të zbatuar reformat, si me përkrahjen tonë, ashtu edhe me programet tona të ndihmës… Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë krah jush ndërsa ju ndryshoni kulturën e ngulitur të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri”, tha Zv. Ndihmës Sekretari Palmer.
Zyrtarët amerikanë presin me kënaqësi të vijnë për t’u angazhuar ballë për ballë me kampionë të tjerë të reformës në drejtësi kur situata pandemike të mbarojë. Aktiviteti i djeshëm ishte vetëm fillimi, pasi mbështetja e SHBA për reformën në drejtësi do të vazhdojë.

Lexo edhe :  VIDEO/ Çfarë tha Rama që ngriti në këmbë kadetët amerikanë?

️During his “virtual visit” to Albania yesterday, Deputy Assistant Secretary of State Matthew Palmer met with Champions of Justice Reform from state institutions, independent justice institutions, media, civil society, and academia. During their discussion, DAS Palmer reinforced U.S. support for the implementation of justice reform and its commitment to democratization, strengthening rule of law, and combating corruption in Albania. He recognized the work of all the participants in advancing judicial reform and the rule of law, telling them that their dedication is essential to further Albania’s EU accession progress, and it is enabling the country to become a stronger democracy. “Justice reform is not easy, quick, or perfect, but it is beginning to show results now – and we will continue to support you as you push forward to implement reforms, both with our advocacy and with our assistance programs… The United States will stand with you as you change the entrenched culture of corruption and impunity in Albania,” DAS Palmer said.
U.S. officials are looking forward to coming to engage in-person with other champions of justice reform when the pandemic situation ends. Yesterday’s event was just a start, as U.S. support for justice reform will continue.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas