Kryeministri Edi Rama, në një monolog të gjatë, me në fokus Reformën në Drejtësi, nuk ngurroi të sulmonte sërish marrëveshjen PD-LSI.
Rama tha se presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha janë më të tremburit nga drejtësia e re, dhe jo më kot synojnë të shpërbëjnë Reformën në Drejtësi, përmes marrëveshjes së liderëve Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.
Meta dhe Berisha mbështeten nga prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar nga Vettingu, vijoi Rama, ndërsa partive të vogla iu referua duke i konsideruar “KÇK”.
“PD-LSI dhe KÇK janë tre këmbët e së keqes me dy koka të presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSI se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal”, – tha kryeministri.
Etiketa: Edi Rama, Ilir Meta, Marreveshja PD-LSI, Sali Berisha, Video, zgjedhjet me 25 prill