Aktualitet

Reforma në Drejtësi – Rama: Sa herë i nxehet gjaku Metës, imagjinon flota














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:38 - 16/04/21 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar takimin e sotëm elektoral në Skrapar, për të sulmuar presidentin Ilir Meta.






Nga vendlindja e kreut të shtetit, Rama tha se ai ishte kundër Reformës në Drejtësi dhe shtoi se i ka kërkuar dikur që të mos identifikohej si kundërshtar i këtij procesi.


Kreu i qeverisë nuk ngurroi të vlerësonte rolin e ish-ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, duke shtuar se ai nuk e reflektoi në asnjë moment krisjen mes tij dhe Metës.





“Në atë qeveri kam pasur mundësi të punoj me Nasipin, që më parë nuk e njihja. Koha e deshi që në atë qeveri në të merrnim reformën e reformave dhe të shkonim deri në fund. Nasipi e di shumë mirë sa e vështirë ka qenë. Nasipi ka qenë dëshmitar sa shumë lëvizte toka në këmbët e asaj mazhorance, sa më shumë ne shkonim drejt paketës së reformës. Kur paketa mori trajtën përfundimtare, filloi krisja. I jam mirënjohjës Nasipit që në asnjë moment nuk e reflektoi në punë krisjen që kishte filluar mes meje dhe Ilir Metës. Në fakt mes Ilir Metës dhe Reformës në Drejtësi.



Lexo edhe :  PD bën hapin e parë kundër 25 prillit, kërkohet rivotimi në 9 qarqe të vendit

U arrit në pikën ku gjërat u ndanë shumë qartë, ose Meta votonte reformën ose prishej mazhoranca. Nuk kishte asnjë mundësi që ne të bënim kompromis në dëm të reformës. Ilir Meta më ka thënë duke parë deri atje në Lalëz: E shikon detin, sikur flota e 6 amerikane të vijë këtu t’i drejtojë tytat nga shtëpia ime, ajo reformë nuk kalon. Unë i thashë flota nuk do vijë dhe ti do shkosh në fund fare ta votosh reformën.



Prandaj më mirë bëhu pjesë dhe mos u identifiko ti si personi që je problemi, jo edhe identifikohesh edhe të vish ta votosh. Nuk pati nevojë as për flota as për helikopterë. Se Iliri e ka këtë, kur i nxehet gjaku imagjinon vetëm forca ushtarake që lëvizin, heronj që ngrihen nga varri dhe aeropolane që vijnë për të sulmuar”, – tha Rama.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas