Aktualitet

Reforma në Drejtësi/ Yuri Kim takohet me Ardian Dvoranin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:32 - 30/04/20 |
mapo.al

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ka zhvillur një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.


Në një postim në Twitter, Yuri Kim thotë se diskutoi për rëndësinë e pavarësisë së institucioneve gjyqësore. Takimi vjen në një kohë që Presidenti Meta ka kërkuar nga KLGJ shkarkimin e Dvoranit.


Përmes një shkrese zyrtare, ai i ka kërkuar këtij institucioni më shumë kohë për përgatitjen e qëndrimit të tij. KLGJ i kërkoi mendim Dvoranit për shkak të letrës së dërguar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ku kërkohej ndërprerja e mandatit të tij si gjyqtar i Lartë dhe si drejtues i KED.


Postimi i Yuri Kim:


Unë u takova me gjyqtarin Dvorani sot për të diskutuar rëndësinë e pavarësisë, integritetit dhe efikasitetit të institucioneve gjyqësore. Flamuri i Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht zbatimin e reformave në drejtësi në Flamurin e Shqipërisë. Ne duhet ta përkulim harkun e historisë drejt drejtësisë.


Etiketa: ,

Pas