Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Ambasada Amerikane: Përshëndesim palët që ranë dakord





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 14/01/20 |
mapo.al

Ambasada Amerikane në Tiranë, ka reaguar pas marrëveshjes së partive politike, për tu ulur në një tryeze për reformën zgjedhore. Në një postim në “Facebook”, Ambasada Amerikane përshëndet vendimin e opozitës dhe mazhorancës për të diskutuar sëbashku për këtë reformë.


Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni“, – thotë Ambasada Amerikane.





Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas