fbpx

Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Bardhi: Kemi gati platformën tonë





               Publikuar në : 18:11 - 26/10/19 |
mapo.alm

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në “Kjo Javë” foli për Komisionin e Reformës zgjedhore dhe për rolin që po luan Partia Demokratike në këtë proces.


Ai tha se shqiptarët duan një reformë të vërtetë zgjedhore, e cila duhet t’u të garantojnë paprekshmërinë e votës.



Sipas tij, PD-ja është e gatshme të japë kontribut, ndërsa shtoi se ka përfunduar disa prej platformave, që do të jenë në funksion të Reformës Zgjedhore.


Pjesë nga intervista:

Pyetje? Reforma zgjedhore është  në fokus, çfarë ka prodhuar ky takim?

Bardhi: Takimi ishte në kuadër të PD dhe të gjithë partitive të opozitës për të dhënë një kontribut të sinqertë të Reformës Zgjedhore. Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen e negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen bashkë për hapjen e negociatave.

Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë se nga këto dy çështje. Ajo që është e rëndësishme, është që palët duhet të bëhen bashkë për ta bërë reformën.

Pyetje: Duhet vullnet politik, a ka vullnet PD?

Bardhi: Patjetër, dhe ne kemi propozuar se si mund të bëhemi bashkë për hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore nuk mund të jetë i njërës palë, por produkt i të gjitha partive politike. Në këtë këndvështrim ne jemi të gatshëm, dhe ne presim palën tjetër të tregojë vullnet politik. Të dyja palët duhet të gjejnë konsensusin për një produkt të caktuar.


Etiketa: , , , ,

Pas