Kryesore

Reforma Zgjedhore, Basha: Në 17 maj Rama hodhi në erë besimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:39 - 20/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike dhe opozita, tha Lulzim Basha, do të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për t’iu dhënë shqiptarëve lirinë e votës.


Teksa largohej nga protesta e artistëve për Teatrin, Basha foli edhe për Reformën Zgjedhore, duke deklaruar se Rama minoi besimin me atë që bëri në 17 maj.


“Ne kemi bashkuar sot të gjitha forcat tona në gjithë vendin në një projekt ndryshimi i cili merr jetë me votën e shqiptarëve. Ndryshimi në Shqipëri është i paevitueshëm. Në ditët në vijim PD dhe opozita do të përvijojnë hapat e mëtejshëm me qëllim që synimi i kahershëm për t’i dhënë shqiptarëve lirinë e votës pa të cilën s’mund të ketë zhvillim, punësim, as Europë, të realizohet një orë e më parë, për të shporrur me votë një qeverinë uzurpatore të institucioneve, një qeveri hajdute. 17 maji të jetë krimi i fundit i kësaj qeverie. 


Për Reformën zgjedhore, me atë që ndodhi në 17 maj PS dhe Edi Rama kanë hedhur në erë besimin te zgjedhjet, opozita s’mund të jetë fasadë. Ne do jemi gati për ndryshim sistemi dhe lista të hapura, për kufizim të mandatit të deputetit dhe kryeministrit, por s’do ketë besim sa kohë do jetë Edi Rama”, u shpreh Basha.



Etiketa: ,

Pas