Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi: Mazhoranca u tërhoq nga kapja e administratës zgjedhore





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 13/05/20 |
mapo.al

Bashkëkryetari demokrat i komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, u shpreh pas mbledhjes së Këshillit Politik, se mazhoranca u tërhoq nga qëndrimet e saj të mëparshme për të kapur sipas tij administratën zgjedhore dhe Kolegjin Zgjedhor.


Deklarata e kryeministrit Edi Rama, një ditë më parë tha Bylykbashi, ishte provokative dhe sot shumica parlamentare hoqi dorë nga kjo tendencë.


“Mazhoanca u tërhoq ngah ato qëndrime që në mënyrë provokative bëri Edi Rama. Ishte një tentativë për të nxjerrë nga binarët punën e këshillit Politik. Kërkon që administrata zgjedhore të jetë e emëruar prej tij dhe kolegji zgjedhor të jetë i emëruar prej tij, për t’i vënë vulën vjedhjes. Opozita nuk do të tërhiqet nga propozimet. Rama s’mund të përcaktojë standardet e zgjedhjeve”, u shpreh Bylykbashi.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas