Kryesore

Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri: Jemi gati të ulemi me Bashën për negociata





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:56 - 13/05/20 |
mapo.al

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në takmin e sotëm u paraqit një ekspoze e plotë nga ekspertët lidhur me çështjet e sistemit zgjedhor.


Ai tha se puna e Këshillit Politik dhe ekspertëve do të vazhdojnë, ndërsa shtoi se mazhoranca është e gatshme të negociojë me kryedemokratin Lulzim Basha, me qëllim arritjen e dakordësisë.


“Për Kolegjin Zgjedhor ka ndarje mes palëve. Në mbledhjn e ardhshme ramë dakord që të zgjidhim çështjet e mbetura. Disa çështje i kemi zgjidhur me konsensus. Jemi gati të ulemi me Bashën për negociata”, ushpreh Gjiknuri.




Etiketa: , , ,

Pas