Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri kërkon ndihmën e SHBA për dialogun politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:48 - 04/05/20 |
mapo.al

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri zhvilloi një bisedë me ambasadorën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.


Gjiknuri e informoi ambasadoren amerikane mbi ecurinë e reformës së shumëpritur zgjedhore dhe kërkoi mbështetjen e SHBA për të shtyrë rinisjen e tryezës së dialogut që ajo të përmbyllet brenda muajit qershor


Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj sot me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim. E informova për ecurinë e deritanishme të procesit të reformës zgjedhore dhe kërkova mbështetjen e SHBA për të nxitur dhe shtyrë përpara rifillimin e tryezës së dialogut politik, dakordësimin e çështjeve të mbetura pezull dhe përmbylljen e reformës brenda Qershorit. Miratimi i ligjit të ri elektoral na hap rrugën më pas për arritjen e konsensusit edhe për reformimin e financimit të partive politike, parakusht për shëndoshjen e sistemit demokratik”, shkruan Gjiknuri në Facebook.




Etiketa: , ,

Pas