Kryesore

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Opozita kërkon të fshijë atë që është arritur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:10 - 11/05/20 |
mapo.al

Ditën e sotme është mbledhur online Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore ku palët politke kanë rënë dakord që reforma zgjedhore të mbyllet brenda muajt maj.


Bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damiano Gjiknuri u shpreh pas takimit se po të ketë vullnet politik, marrëveshja të mbyllet para 31 majit. Ai gjithashtu tha se PD i ka kërkuar propozimin për formulimin e KQZ, ndërsa shtoi se tendenca e opozitës është të fshijë atë që është arritur deri tani.


Nuk kemi të bëjmë me rifillim loje, por me vazhdimin aty ku e lamë. Kjo do të thotë që nuk mund të rikthejmë më axhenda. Ka pasur një numër çështjesh që opozita jashtë parlamentare ka pasur detyrimin për të paraqitur propozimet e saj. Ka një axhendë të dakordësuar dhe një metodologji të dakordësuar dhe ne nuk mund t’i rikthehemi lojës nga e para. Të paktën për një gjë ramë dakord që brenda majit kjo punë duhet mbyllur dhe shpresoj që të gjejmë konsensus për çështjet që kanë mbetur.


Të gjitha gjërat janë në tavolinë. Ka mbetur dhe një propozim që unë ia kërkova PD për komisionin e KQZ nëse ka një propozim të ri, sepse deri tani nuk janë shprehur për formulimin e KQZ. Pastaj i mbetet puna e ekspertizës dhe mbi të gjitha këshillave dhe orientimeve të ODIHR. Për gjëra që nuk biem dakord do t’i drejtohemi ODIHR për opinion që të na orientojnë drejt konsensus. Ndryshe nuk është qëllimi për të ecur përpara, por për të penguar reformën zgjedhore.


Unë do bëj çmos që të kemi një marrëveshje deri në 31 maj. Por ka vullnet dhe po të nisemi nga parimet që kemi rënë mundësia është që të arrimë marrëveshjen edhe përpara 31 majit, sepse puna më e madhe është bërë”, u shpreh Gjiknuri

Ndërkohë nisur nga prentendimet e opozitës se PS kërkon të ketë anëtarë në Komisionet Zgjedhore Gjiknuri tha se kjo çështje i takon KQZ-së. Sipas tij, tendenca e opozitës është të fshijë atë që është arritur.

“Kemi miratuar një metodologji që kanë qenë të gjitha palët dakord, që opozita do të sillte të gjitha propozimet për temat, opozita e ka ezauruar këtë të drejtë, është vetëm çështja e KQZ-së. Ka një tendencë nga ana e opozitës për të fshirë atë që është arritur. Nuk dua ta paragjykoj. Konkluzioni ishte ky, do vazhdojmë me temat e mbetura dhe do vazhdojmë me temën tjetër që nëse PD ka propozime për KQZ. Debate ka është e natyrshme. Unë do bëj çmos që ne të kemi një marrëveshje deri më 31 maj. Po ka vullnet dhe po të nisemi nga parimet që kemi rënë dakord dhe rekomandimet e ODIHR ne mund të arrijmë marrëveshje dhe para 31 majit”, deklaroi Gjiknuri.

Ndërsa opozita brenda parlamentit doli me 3 kërkesa dhe kërkojë që puna e Këshillit Politik të rinis me propozimet e opozitës.

3 kërkesat e opozitës

1. Reforma të mos vonohet më tej, por të mbarojë deri në 31 maj.

2. Në këtë funksion, takimet mes palëve duhet të rikthehen në formatin e tryezës ballë për ballë, jo përmes komunikimit online.

3. Puna e Këshillit Politik të rinisë me çështjet e propozuara nga opozita, në mënyrë që pala tjetër të mbajë një qendrim për të gjitha propozimet e lëna pa përgjigje deri tani.

Ndërkohë që edhe Rudina hajdari u shpreh optimiste për mbylljen e reformës brenda muajt maj.

“Nëse vërtet do takohemi dhe do bëjmë një produkt deri në 31 maj atëherë duhet të takohemi minimalisht dy herë në javë. Nëse do bëhet një takim të mërkurën javës që vjen do takohemi dy herë. Mesatarisht i bie të kemi 5 takime brenda majit. Nëse arrijmë këtë si objektiv besoj se do të kemi konsensusin e duhur në lidhje me të gjitha pikat. Do shikojmë si shkon axhenda. Nuk e parashikojmë çfarë do ndodhë. Unë nuk ve data, ajo që ka rëndësi është produkti. Të gjejmë një produkt konsensual me të gjitha palët dhe të jemi të kënaqur për produktin që do arrihet në fund”, u shpreh Hajdari.


Etiketa: , , , ,

Pas