Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Mustafaj: ‘Topi është në anën e Bashës’ presion publik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:18 - 04/06/20 |
mapo.al

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend, të krijuar nga çështja e miratimit të Reformës Zgjedhore.


Gjatë një intervise për “News 24” Mustafaj hodhi dyshime në lidhje me qëndrimet që po mbajnë diplomacitë në Tiranë duke thënë se ambasadorët janë duke mbajtur më shumë anën e kryeministrit, Edi Rama.


Besnik Mustafaj u shpreh se opozita e bashkuar nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin në Tryezën Zgjedhore, ndërsa shtoi se Rama e Basha duan të ruajnë status quo-në politike.


“Kjo është një fazë terminale në mendimin tim, sepse iu hoq ‘koka’ e saj, që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Objektivi kryesor duhet të jetë që të mos vidhen më zgjedhjet. Administrata është totalisht politike. Ambasadorja Kim duhet të lexonte së paku raportin e ODIHR më 2019, që thoshte se administrata është e politizuar. Qeveria po përdor edhe mësuesit për zgjedhje. Fjalia ‘topi është në anën e Bashës’ është presion publik. Nuk pajtohem me sjelljen e ambasadorëve”, tha Rama.


Dosja e Durrësit dhe dosja e Peshkopisë vërtetojnë revanshin e qeverisë Rama për të mbajtur pushtetin.

Nuk e dimë se cfarë ka lëshuar maxhoranca, por di që opozita nuk duhet që ta pranonte Damian Gjiknurin. Gjiknuri është ai që ka thënë se po të sjell disa ‘cuna problematikë’. Shumë media botërore, edhe BILD ka botuar disa gjëra që janë të frikshme për atë që ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Gjiknuri duhet të ishte hetuar nga Prokuroria.

Opozita për mendimin tim në kërkesat për Reformën Zgjedhore nuk ka qenë koherente, por nga ana tjetër opozita është viktimë, në tërësinë e vet. Unë besoj se nuk do ketë ndonjë rezultat. Berisha nuk thyhej nga presionet. Rama dhe Basha duan të ruajnë status quo-në”, ka thënë Mustafaj.

 


Etiketa: ,

Pas