Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ Tre pikat që mbajnë peng marrëveshjen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:13 - 31/05/20 |
mapo.al

Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik, ku 4 anëtarët, Damian Gjiknuri i mazhorancws, Rudina Hajdari nga opozita parlamentare, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, janë ulur tashmë në tryezë, ku do të vendoset fati i Reformës Zgjedhore.


Këshilli Politik mblidhet sot për herë të fundit, ndërsa Reforma Zgjedhore është edhe një nga kushtet kryesore të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me vendin tonë.


Edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka insistuar për arritjen e dakordësisë mes palëve politike brenda 31 majit.


Mbledhja ishte planifikuar fillimisht të mbahet në orën 17:00, por për motive që ende nuk dihen është shtyrë për në orën 19:00


Tre pika që po ndajnë palët nga marrëveshja janë: depolitizimi i administratës, teknologjia në zgjedhje si dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, ndërsa mbetet per t’u parë nëse palet do të arrijnë sot një marrëveshje.

Gjë e cila do t’i hapte rrugë miratimit të Kodi të Ri Zgjedhor në Kuvend.


Etiketa: ,

Pas