Aktualitet

Reforma Zgjedhore/ PS refuzon opozitën, Gjiknuri: Ligjin do e bëjmë si na leverdis














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:45 - 02/10/20 |
mapo.al

Damian Gjiknuri, përfaqësues i mazhorancës në Këshillin Politik, ka braktisur dje mbledhjen që e kish thirrur ai vetë, duke deklaruar se mazhoranca do e bëjë ligjin sipas interesave të saj elektorale, pa marrë parasysh jo vetëm hapjen e listave dhe lejimin e koalicioneve, por as opinionin e ODIHR. Për opozitën ky qëndrim shpreh qartë frikën e së majtës nga humbja, por dhe synimet e saj për të manipuluar procesin, këtë herë dhe me ndihmën e forcës së kartonave në kuvend.






Zhvillimet e djeshme në tryezën e Këshillit Politik, paralajmërojnë se mazhoranca nuk ka ndërmend të ndryshojë asgjë, nga drafti i saj që mbyll listat dhe heq koalicionet. Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri nuk ka pranuar dje asnjë nga propozimet e opozitës, madje ka braktisur mbledhjen që e kishte thirrur vetë. Anëtari i opozitës në këshill, Petrit Vasili, u shpreh se Gjiknuri shkoi dhe më tej, duke ua bërë të qartë përfaqësuesve të opozitës se “Ne jemi mazhorancë dhe do miratojmë ligjin që na leverdis”, gjë e cila konfirmon edhe dyshimet që janë hedhur që me ndryshimet kushtetuese se PS, betejën për listat s’e ka pasur asnjëherë parimore, por në funksion të interesave thellësisht elektorale të saj.


Qëndrimi i PS







Gjiknuri në daljen e tij për median, u mundua t’ia linte sërish fajin opozitës, kur tha se ajo nuk po sjell një model evropian, që përmbledh listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore. Përfaqësuesi i PS-së, i mëshoi idesë se varianti i propozuar nga opozita lë pa përfaqësim zona të caktuara. (Gazeta MAPO në numrin e fundjavës, do botojë një hulumtim ku shihet qartë se është pikërisht varianti i propozuar nga PS që diskriminon shumicën e bashkive të dyta në vend). Sipas tij, dërgimi i çështjes për shqyrtim pranë ODIHR është “sebep” për të zvarritur procesin, dhe për të penguar ndryshimet kushtetuese. “Pas një mbledhjeje të gjatë me debate bëmë një propozim si PS edhe ju thamë nisur nga ndryshimet kushtetuese që nuk ruajnë më atë tip koalicioni na sillni një variant sipas një vendi evropian me proporcional me lista të hapura dhe t’ia çojmë ODIHR. Duan që të mos zbatohen ndryshimet kushtetuese. Ajo që synohet është një taktikë imponuese ose prano atë që dua unë ose asnjë lloj pëlqimi. Të na sjellin një formulim të një vendi evropian që i trajton koalicionet siç i do partia Demokratike. Epo të imponosh konsensus me modele jo evropiane kjo është hipokrizi. Hajde diskutojmë pragun dhe hapjen e listave duke ruajtur disa parime. Që të shkojë tek ODIHR duhet të shkojmë me një produkt. Sill një përkufizim të koalicionit sipas një modeli evropian”, tha Gjiknuri.

Lexo edhe :  Meta dekoron 4 ish-të përndjekur politikë në Korçë: Luftuan për demokracinë


Opozita e bashkuar



Por një panoramë krejt tjetër shfaqën në deklaratat e tyre përfaqësuesit e opozitës. Petrit Vasili i LSI, nxori në pah një tjetër fakt nga qëndrimi i mazhorancës në tryezën e djeshme. Gjiknuri jo vetëm ka braktisur tryezën, por ka deklaruar se me forcën e votës mazhoranca do miratojë ligjin që i përshtatet më shumë asaj. “Mënyra si u procedua, kemi qenë në diskutim e sipër, Gjiknuri braktisi tryezën në mënyrë të njëanshme. Dua të ndaj me ju një deklarim shumë të rëndë, që deklaroi qartë që duke qenë se është mazhorancë miratojmë ligjin që na leverdis. Kjo shpjegon edhe për qytetarin më të fundit, e më pak të interesuar, se kemi një qëndrim të njëanshëm, të diktuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve. Dhe për të manipuluar rezultatin”, -tha Vasili. Ndërsa përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashi tha se mazhoranca ka frikë nga përgjigjja e ODIHR. “Opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e agjendës të jetë nënshkrimi i përbashkët për kërkesën drejtuar OSBE/ODIHR për ndryshimin e rregullave themelorë. Gjiknuri ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij për të ndryshuar rregullat, ndërkohë që loja ka filluar. Opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR. PS përsëri sot (dje) nënvizoi frikën e saj nga përgjigjja që do të vijë nga ai që kemi pranuar të jetë arbitër të gjithë. Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon funksionimin e Këshillit Politik, e për rrjedhojë edhe Reformën Zgjedhore, që është një nga kushtet për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Bylykbashi.

Meta ndërhyn në debat: Profeti i kokoshkave, nuk shpëton dot nga 25 prilli

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur me gjuhë të ashpër kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit ironizoi planin e opozitës për rimëkëmbjen ekonomike të vendit, ndërsa mes rreshtave atakonte edhe kreun e shtetit. Meta i drejtohet Ramës si “profeti i kokoshkave”, duke i kërkuar që të heqë dorë nga batutat bajate dhe të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit, në çdo pikë dhe presje, duke i kujtuar se pavarësisht “marifeteve” nuk mund të shpëtojë nga humbja e 25 prillit. “Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psikike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ia lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, thuhet në reagimin e presidentit në mediat sociale.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas