Kryesore

Reforma zgjedhore, Rama ftesë Bashës për takim: Do të ishte normale që të uleshim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:46 - 02/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka ftuar kreun e PD-së që të takohen lidhur me diskutimet që po bëhen për reformën zgjedhore.


Do të ishte normale që të uleshim, merreshim apo jo vesh, kjo është gjë tjetër”, – u shpreh Rama në një konferencë për media.


“Në Shqipëri në 2020 nuk është e hijshme për ne, që për cështje të brendshme dhe që lidhen me vendosjen e rregullave të lojës, ku palët janë dy skuadra apo më shumë që do të zhvillojnë një ndeshje, apo një finale, ulen dhe biem dakord, sa është fusha, sa është porta, etj., të bëhet me ambasadorë që hyjnë dhe dalin nëpër dyer.


Megjithatë është për të thënë faleminderit, përderisa ka palë që nuk e bëjnë vetë. Unë kam qenë në opozitë dhe disa herë i kam kërkuar kryeministrit të kohës të uleshim për gjërat që duheshin diskutuar dhe tani kanë ndryshuar pozicionet. Kur isha në opozitë kërkoja të uleshim, tani kërkoj të ulemi…ju e dini historinë.


Gjynah se humbasim kohë dhe energji, lodhim njerëzit. I lëmë hapësirë gënjeshtrave, fantazive në media me informacione të qëllimshme. Do të ishte normale që të uleshim, merreshim apo jo vesh, kjo është gjë tjetër, por nuk jemi ende aty, nuk po vazhdoj” përfundoi Rama. 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas