Kryesore

Reforma Zgjedhore, Rama: ODIHR është skeptike për teknologjinë në zgjedhje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:32 - 04/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama foli për ngecjen e Reformës Zgjedhore nga foltorja e Kuvendit. Duke iu referuar qëndrimit të opozitës, kreu i qeverisë tha se ODIHR është skeptike për futjen e teknologjisë në zgjedhje.


Sipas Ramës, ky proces duhet të bëhet hap pas hapi, ndërsa shtoi se projekti pilot i votimit elektronik duhej të ishte provuar një vit më parë, përmes një projekti pilot.


Duke folur për mungesën e konsensusit, Rama tha se mazhoranca mund ta kishte miratuar vetë Reformën Zgjedhore, por priti opozitën jashtëparlamentare për konsensus. Duke mbrojtur këtë tezë të tij, Rama tha se në asnjë vend tjetër reformat elektorale nuk miratohen me konsensus, por me votat e shumicës parlamentare.


“Në një asnjë vend reformat elektorale nuk bëhen me konsensus, por ai që ka votat. Greqia kaloi nga një sistem proporcional rajonal me bonus, në një sistem proporcional të pastër, pa bonus. Ndryshimi i sistemit në këtë mënyrë i heq atij vendi atë mundësi të madhe për të qeverisur, sepse me proporcionalin e pastër marrin peng edhe të madhin. 


Në Bruksel pritet të merret vendim me rëndësi për shqiptarët. Në draftin e Bundestagut gjerman, në rendin e parë ishte konsensusi. Është hequr konsensusi për të mos lejuar asnjë palë për të marrë peng zgjidhjen. Në rekomandimin e Bundestagut thuhet një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR e miratuar në Parlament. Baza janë rekomandimet e atyre që na monitorojnë. Kjo bazë miratohet në Parlament, në rast se dikush tenton ta bllokojë duke qenë jashtë Parlamentit.

Por ne preferuam që të durojmë dhe, edhe pse puna e bërë nga përfaqësuesit tanë, me grupin e ekspertëve, ishte ezauruese në raport me rekomandimet, ne nuk erdhëm këtu në Parlament dhe hajt ta votojmë, sepse e konsideruam më të rëndësishme që të prisnim me shpresën se do të gjejmë konsensusin. Një shpresë që s’e kam pasur asnjëherë. I kemi ezauruar mjetet për një marrëveshje me rregulla loje”, u shpreh Rama.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas