Kryesore

Reforma Zgjedhore, Rama shpjegon si do zgjidhen komisionerët: Burg kush manipulon votat





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:48 - 04/06/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama në një lidhje me emisionin ‘Opinion’ ka folur edhe njëherë për ngërçin për Reformën Zgjedhore, e cila ka mbetur tek depolitizimi i administratës dhe komisioneve zgjedhore, e cila sipas tij nuk pranohet nga opozita.


Rama deklaroi se votat do të sigurohen nga punonjësit e adminsitratës të cilët do të zgjidhen me short. Sipas tij kjo do të garantojë votat, pasi punonjësit e administratës nuk i binden presionit të ministrave.


Më tej, Rama theksoi se ai që manipulon votat do të humbi vendin e punës dhe do të dënohet me burg.


“Nuk jam unë që e kërkoj depolitizimin. Nëse nuk është bërë për 30 vjet nuk do të thotë që nuk do të bëhet dhe 30 vjet. Kjo është një kërkesë eksplicite nga ODHIR, dhe ajo që duhet të kërkojmë ne është marrëveshja për depolitizimin.


Këtu nuk kemi të bëjmë me një kohë kur adminsitrata ishte një falangë e madhe politke, por jemi shumë vite më pas. Shqipëria ka nevojë për 16500 komisionerë, adminsitrata publike shqiptare dhe ajo që është me statusin e nëpunësit ka afro 16 mijë persona dhe ndërkohë pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit, është hapur hapësira që të gjithë qytetarët e republikës së Shqipërisë, që duan të regjistrohen vullnetarisht mund të regjistrohen, mjafton të kenë një diplomë dhe mos kenë rekorde kriminale.

Zgjedhja e komisionerëve do të bëhet me short dhe jo me emërim, këtu mund ti bjerë shorti një anëtari të PD një anëtari të partive të tjera, sigurisht dhe një punonjësi të administratës. Nëse më gjeni në Shqipëri një nëpunës shteti që është i gatshëm të shkojë në komisionin dhe të rrezikojë, ai humb vendin e punës shkon dhe në burg nëse kapet në manipulim.

Nëpunës civilë gjithsej janë 16 mijë, në varësi të ministrive janë 9 mijë. E dini ju sa janë futur në administratë pas vitit 2013, vetëm 33 përqind.

Unë po ju them prapë se këtu është vetëm frika nga zgjedhjet jo frika nga administrata. Ju nuk keni parë kurrë një proces zgjedhore nga brenda. Çfarë bën komisioni? Përveç këtyre 3 personave që janë të zgjedhur me short për të shkuar në një zonë apo në një zonë tjetër.

Ata nuk do dinë fare se kush është atje tjetër, në treyezë do të kenë dhe dy përfaqësues të shumicës dhe dy të opozitës, por që nuk do të prekin me dorë asgjë, por do të mbajnë shënime dhe shënimet e tyre do të jenë arsye për të bërë verifikim.”-tha Rama.

LEXO EDHE: 

Reforma Zgjedhore/ Rama: Nuk jam optimist për realizimin e teknologjisë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas