Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka përcjellë një tjetër mesazh të fortë drejtuar klasës politike sa i takon diskutimeve për Reformën Zgjedhore.
Kur tryeza e Këshillit Politik mbrëmjen e 31 majit, afat i fundit i vendosur për një marrëveshje dypalëshe, doli pa rezultat, ambasadorja amerikane bën thirrje që tani është koha, të mos insistohet me kushte të reja ose për pozicione që nuk janë të zbatueshme.
Ajo insiston që politika të mbajë premtimin përpara qytetarëve shqiptarë.
Reagon ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim
Të gjitha palët kanë treguar se ka lëvizje dhe ato janë jashtëzakonisht afër. Ju vendosët një qëllim, ju vendosët një afat më 31 maj. Tani është koha që të ndaloni së insistuar nga pozicione jo të zbatueshme dhe / ose vendosjen e kushteve të reja. Eshtë koha për ta mbajtur fjalën tuaj përpara qytetarëve shqiptarë.