Politika

Reforma Zgjedhore, shtyhet me dy orë mbledhja e Këshillit Politik





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:06 - 31/05/20 |
mapo.al

Takimi i sotëm i Këshillit Politik për reformën zgjedhore është shtyrë për në orën 19:00.


Sot është afati i fundit për të cilin palët janë angazhuar ta përmbyllin atë. Këshilli Politik diskutoi pasditen e djeshme për 4 orë me radhë çështjet e mbetura pezull.


Opozita nuk mori konsensusin e mazhorancës për të futur identifikimin biometrik të zgjedhësve në të gjitha qendrat e votimit.


Dakordësi nuk kanë gjetur as për administrimin zgjedhor.


Deri më tani PD-PS kanë rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, dhe periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet.


Etiketa: ,

Pas