Kryesore

Reforma Zgjedhore, Wadephul: ODIHR të vlerësojë ndryshimet për listat







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:00 - 29/09/20 |
mapo.al

Nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU, Johann David Wadephul, i ka bërë thirrje palëve politike në Shqipëri që të arrijnë një konsenus në Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.


Wadephul ia tha këtë DW, pas takimit që ai pati në Berlin me ministrin në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.


Wadephul tha në përfundim të takimit se, “Gjermania e mbështet Shqipërinë në plotësimin e gjashtë kushteve të vëna nga Bundestagu”. Por ai shtoi se ka ende për të bërë. Wadephul ka thënë se mbështet rolin e ODIHR në vlerësimin e propozimeve lidhur me listat e kandidatëve.



“Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik. Dhe jepini ODIHR-it mundësinë që të vlerësojë ndryshimet që do të arrihen në Këshillin Politik për listat zgjedhore. Vetëm nëse thotë ODIHR-i se reforma zgjedhore është në përputhje të plotë me kriteret e OSBE/ODIHR-it, atëherë edhe ne do ta kemi të lehtë që të themi se është plotësuar edhe kushti i reformës zgjedhore”, u shpreh Wadephul.


Më herët ka qenë Opozita e Bashkuar që ka kërkuar të pyetet ODIHR për ndryshimet e propozuara nga mazhoranca, por kërkesa e tyre u hodh poshtë nga shumica parlamentare.


Cakaj ndodhet në Berlin për një vizitë dyditore për të lobuar për hapjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare.

Deri tani ai është takuar edhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështje të Evropës, Gunther Krichbaum, dhe me Ministrin për Cështje të Evropës, Michael Roth. /DW/


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas