Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, në një deklaratë për media rreth ores 21.50 të mbremjes, tha se kemi një marrëveshje në lidhje me Reformën Zgjedhore. Kim shtoi se kanë bërë progres të jashtëzakonshëm.
“Faleminderit që keni pritur me ne gjithë këtë ditë. Kemi pasur një ditë të gjatë. Dje kemi bërë progres të mirë, jemi takuar sot për 9 orë të tjera dhe bëmë progres të jashtëzakonshëm.
Në një negociatë që është kaq e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë, çdo palë, çdo parti i kërkohet që të japë që Shqipëria të fitojë. Çdo palë dha, çdo palë fitoi.
Populli shqiptar mund të fitojë akoma më shumë. Çdo palë dha por më duhet t’i jap mertia të veçanta partisë në pushtet. Kemi një marrëveshje”-tha Kim.
Ambasadorja amerikane, shtoi në fund se tashmë është radha e Partisë Demokratike, dhe mikut tim, Luli Basha, siç pohoi ajo, që të thotë po. “Topi është në anën e tij tashmë”, tha Kim.
Pasdite vone, në rezidencën amerikane, ishin vetëm pëfaqësuesi i PS dhe deputetja Hajdari, që mesaduket, kanë firmosur marrëveshjen.