Aktualitet

Reformatorët shkarkojnë prokurorin Dollapaj, promovojnë “ushtarët” e Partisë, Panda e Sadushi!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:43 - 13/03/20 |
mapo.al

Nga Flamur Vezaj


Kur te gjithe kane mendjen te coronavirusi dhe masat per parandalimin e saj, reformatoret e drejtesise (partise) bene levizjet e radhes! Dy juriste te Partise u promovuan ne sistemin me te larte te drejtesise ate te Gjykates se Larte ndersa Kolegji i Posaçem i Apelimit shkarkoi me nje vendim te TURPSHEM prokurorin Arben Dollapaj! Imagjinoni hiqet nja nga prokuroret me te ndershem e profesional nga sistemi i drejtesise dhe promovohen dy “ushtare” te partise super te konsumuar e te kundershtuar nga OMN-ja! Ka kohe qe them se kesaj reforme i vjen era e keqe e per fat te keq me shkarkimet e fundit, reformatoret e partise po qelben! Dollapaj nder te tjera ishte i vetmi prokuror ne sistem qe ka siguruar ne nje gare votat maksimale, duke u votuar nga 221 koleget e tij prokurore per te qene anetare i KLP-se (qe nuk ndodh te besh nje mendje 221 prokurore)!! Me aq sa e njoh sistemin e prokurorise, Arben Dollapaj ishte ne mesin e atyre prokuroreve te ndershem, kurajoz dhe profesional qe fatkeqesisht jane pak ne numer por qe me vendimet e fundit qesharaka po rrallohen edhe me shume dhe do ti mungojne institucioneve te reja! Edhe ne kete rast anetaret e KPA-se provuan se jane aty per te ndeshkuar te ndershmit qe nuk binden, se i tille ishte Dollapaj qe nuk i bindej klanit “Xhafa & company” apo pushtetareve!
#Nga ana tjeter anetaret e Keshillit te Larte te Gjyqesorit, pa zhurme, i propozuan Presidentit dhe ky i fundit i dekretoje tre anetaret e pare te Gjykates se Larte! Ky “keshille reformues”, perzgjodhi mes tjereve dy personazhe shume te perfolur ne sistem, mes tjerash edhe si ushtar te bindur te Partise ne pushtet, klanit “Xhafa & company” e super te konsumuar prej vitesh!!
#I pari, Ilir PANDA ish-minister i drejtesise e ish-zv-kryetar i KLD-se (gjumashe) i cilesuar nga OMN-ja si i papershtatshem per shkak te perfshirjes se tij ne nivele te larta politike, fakt per te cilin u skualifikua ne disa gara per institucionet e reja Kushtetuese por KLGJ-ja mbylli syt dhe i beri qoken e radhes duke caktuar ne Gjykaten e Larte ne injorim edhe te kerkeses se OMN-se! Pavaresisht ketyre ai u dekretua si anetare i Gjykates se Larte!
#I dyti, Sokol SADUSHI nje ish-prokuror i kohes se komunizmit dhe ish-anetare i Gjykates Kushtetuese i perzgjedhur nga Partia Socialiste e me pas drejtues prane bordit te Soros-it ne Shqiperi deri kur nga kulisat e kesaj te fundit dhe Partise Socialiste u emerua drejtor i Shkolles se Magjistratures! Prane kesaj shkolle ai zbatoi porosit e klanit reformues “Xhafa & company” duke perzgjedhur e shpallur fitues te kesaj shkolle drejtues te administrates shteterore, femije e asistent te pedagogeve te kesaj shkollle apo te aferm te zyrtareve te qeverise ne pushte! E si shperblim u perzgjodh per ne Gjykaten e Larte ku edhe u dekretua nga Presidenti!
#Panda_Sadushi_nuk_i_duhen_sistemit_te_ri#
#Arben_Dollapaj_nuk_e_meritoje_kete#





Etiketa: ,

Pas