Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë që nevojitet më shumë mbështetje e BE-së për refugjatët ukrainas.
Pas një takimi me homologun e tij hungarez, Duda pohoi se asnjë vend nuk kishte marrë mbështetjen e mjaftueshme për të zbatuar programet e nevojshme për të ndihmuar mjaftueshëm miliona njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Ai tha se “nuk kishte dyshim” se ky qëndrim “minon unitetin evropian”, por premtoi të vazhdojë të bëjë “gjithçka për t’i bërë mysafirët nga Ukraina të ndihen sa më mirë në Poloni”.
Presidenti polak Andrzej Duda ka thënë që nevojitet më shumë mbështetje e BE-së për refugjatët ukrainas.