Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, po merr pjesë në samitin e kryparlamentarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Në fjalën e tij në këtë aktivitet, Ruçi shprehu keqardhjen e ngadalësimit të shpejtësisë së procesit integrues për shkaqe që sipas tij, janë zgjime të pasioneve ballkanike.
“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritonin çeljen e negociatave. Unë dua të falënderoj presidencën kroate, gjermane dhe portugeze, të cilat e mbajtën përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në krye të agjendës.
Nuk mund të mos shpreh keqardhjen se shpejtësia e integrimit po ngadalësohet për shkaqe që nuk kanë lidhje me ne, por me zgjimin e pasioneve apo inercive të tjera të kaluara Ballkanike”, tha Ruçi.