Në një sondazh të fundit, kompani analitike amerikane e njohur për sondazhet e opinionit publik, Shqipëria renditet në vendin e 16 në botë lidhur me skepticizmin ndaj vaksinave.
Të anketuarve iu bë pyetja: “Vaksinat u jepen njerëzve që të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve specifike. Nëse një vaksinë për të parandaluar koronavirusin do të ishte e disponueshme pikërisht tani dhe pa kosto, a do të ishit ju dakord që të vaksinoheshit?”
Vetëm 34% e shqiptarëve u përgjigjën me “Po”, duke u renditur në vendin e 16, mes 20 vendeve që kanë dëshirën më të ulët për të marrë një vaksinë kundër Covid. Mesatarja globale e gatishmërisë për t’u vaksinuar është 68%.
Përqindja e pranueshmërisë është akoma më e ulët për shtetasit e Kosovës, me 32%, e shtata më e ulët në botë.
Nepali, Nikaragua, Tailanda, Islanda, Danimarka ishin ndër shtetet e tjera me gatishmërinë më të lartë në botë për të marrë dozat e vaksinës./Monitor.al