Refuzohet kërkesa e dy mbrojtësve të ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, për ndryshimin e trupit gjykues.
Kërkesa është bërë në seancën e fundit me pretendimin se kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura.
Çështja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës gjykohet nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.
Seanca e radhës është caktuar për në 14 maj.