Aktualitet

KQZ refuzoi dekretin e Metës, vjen kërkesa e parë për çregjistrim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 13/06/19 |
mapo.al

KQZ vijon punën për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit edhe pse Presidenti i Republikës, Ilir Meta i çdekretoi ato.


Institucioni i administrimit të zgjedhjeve refuzoi dekretin e Metës pak ditë më parë, ndërsa mbledhja u braktis nga kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili u shpreh se ishte absurde të diskutohen një akt ligjor i kreut të shtetit. Kundër KQZ sot ka ardhur edhe padia e parë.


Partia Uniteti Kombëtar me kryetar Idajet Beqirin ka kërkuar nga KQZ ta çregjistrojë si parti për zgjedhjet e 30 qershorit, për shkak se presidenti Meta i ka anulluar ato. Kërkesa do shqyrtohet nga KQZ dhe nëse refuzohet kërkesa, atëherë Partia Uniteti Kombëtar ka të drejtë ta çojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.




Etiketa: , , , ,

Pas