Bota

Refuzoi të merrte të birin momentet e fundit, ja shoferi fatlum





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:27 - 21/05/19 |
ro ot

Kjo është mrekulli. Drejtuesi i këtij automjeti doli pothuajse i pa dëmtuar nga makina e bërë shoshë nga një gomë që u shkëput me shpejtësi nga rimorkoja e një kamioni që ishte në korsinë e kundërt të autostradës së Birminghamit, në Britaninë e Madhe.


Goma, duke kërcyer nga rruga, përfundoi në mjetin tip “Peugeot” dhe i shkatërroi të gjithë mbulesën e sipërme, por nuk e goditi shoferin.


“Kjo mund të përfundonte në tragjedi – thotë policia. Drejtuesi i mjetit mësohet se kishte refuzuar në momentin e fundit të merrte me vete të birin. Goma “fluturuese” pasi goditi pjesën mbi kokën e shoferit përfundoi ndërmjet sediljes së pasagjerëve dhe zonës së pasme të mjetit.


“Ajo do të kishte vrarë këdo në makinë, përveç shoferit “.


Policia thotë se drejtuesit i mjetit përkundër ngjarjes ishte mjaft gjakftohtë. Pas aksidentit, ai e spostoi makinën në anë të rrugës, hoqi rripin e sigurisë dhe priti policinë. “Ky zotëri është njeriu më faltum në botë sot”, u shpreh policia.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas