Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç ka vendosur ta dërgojë në shtëpi sulmuesin Nikola Kaliniç.
Ky turpërim i tij vjen pasi Kroacia e fitoi ndeshjen e parë hapëse të Botërorit ndaj Nigerisë me rezultatin 2-0.
Kaliniç, sulmues i Milanit, e nisi ndeshjen nga stoli.
Kjo ishte ndeshja e katërt ndërkombëtare që ai e niste nga stoli.
Por në minutën e 85-të, trajneri i kërkoi që të futej në fushë si zëvendësim.
Kaliniç refuzoi duke thënë se kishte dhimbje shpine.
Kjo nuk e bindi trajnerin.