Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka përcjellë ditën e sotme përmes një postimi në “Instagram” një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha ndjekëset e saj. Bebe u ka bërë thirrje që të mos ndikohen aspak nga mosha, pasi kjo e fundit s’është gjë tjetër veçse një numër.
“Unë jam 29-vjeçe, jam gati për t’u bërë 30 dhe ndihem shumë mirë. Njerëzit ndjehen keq për moshën e tyre, veçanërisht gratë! Por unë refuzoj të etiketohem nga një numër. Ndjej se po rritem dhe po i drejtohem unit tim të vërtetë”-ka shkruar ajo krahas fotos së saj bardhezi, ku shfaqet tejet e buzëqeshur.
Duhet thënë se Bebe Rexha nuk ka ngurruar të bashkohet me çdo kauzë të krijuar në mbrojtje të të drejtave të njerëzve dhe kryesisht në ato të grave.
https://www.instagram.com/p/Bykltt-lyBg/