Ministria e Arsimit ka lajmëruar se kanë nisur regjistrimet për klasat e para. Regjistrimi do të realizohet në platformën e-Albania. Për klasat e para regjistrimi do të vijojë deri në datën 17 korrik.
Po ashtu, këtë vit do në platformë do të regjistrohen edhe nxënësit e kalsave të 10-ta, nga dhe Nga sot nisin regjistrimet për nxënësit e klasave të para në platformën e-Albania, për klasat e 10-ta nisin me datë 12 korrik deri më datë 24.
Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.
“Nisur nga përvoja e vitit të kaluar për pilotimin e regjistrimit elektronik të nxënësve në shkollat e qyteteve qendër qarku, si dhe duke reflektuar të gjitha sugjerimet e ardhura nga ju për përmirësimin e procesit, këtë vit ia dolëm që në të gjitha shkollat e vendit regjistrimi në klasën e parë dhe të dhjetë të bëhet nëpërmjet sistemit e-Albania.
Prindërit do të mund ta regjistrojnë fëmijën në vetëm një minutë, pa pasur nevojë të dorëzojnë dokumente shtesë, të presin në radhë apo të harxhojnë kohë dhe energji.
Afatet e regjistrimit do të jenë si më poshtë:
Për klasat e para 4 – 17 korrik.
Për klasat e dhjeta 12 – 24 korrik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.