Dy raste me linë e majmunëve janë regjistruar në shtetin grek.
Nga informacionet e deritanishme, pacientët janë në gjendje të mirë dhe mbahen në izolim, ndërkohë që autoritet thonë se rreziku për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët.
“Rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes”, kanë deklaruar autoritetet greke.