fbpx

Op Ed

Regresi rilind vetëm varfëri intelektuale






               Publikuar në : 09:59 - 07/10/19 |
Nga Zef Zefi

Nga Zef Zefi


Vdekjet politike dhe lindjet po politike në çdo vend, janë dukuri normale, si dhe ato natyrale të qenieve. Në çdo vend ku në shumicë intelektualët e dinë orientimin e drejtimin e vendit, dhe nuk kanë nevojë ti mësojnë ato prej politikanëve. Projektet politike të partive verifikohen deri në hollësi me debate e polemika përpara se konsensusi popullor të thirret në votime. Në vitin 2013 ishin dy faktorë që e bënin të nevojshëm ndryshimin.  I pari rotacioni politik si dialektikë normale politike. I dyti “duart e pastra” dhe ajo transparencë që u deklamua në ardhje nga mazhoranca ikëse e 2013, nuk u verifikua reale. Sidomos në mandatin e dytë. Por progresi krahasuar me qeverinë dhe qeveritë e mëparshme ishte i verifikueshëm dhe i prekshëm: infrastruktura rrugore, infrastruktura dixhitale dhe ajo gjeopolitike atllantike, treguesit makroekonomikë, ishin të gatshme për qeverinë që do të thirrte populli për të qeverisur më 2013. Për këtë verdikti i votimit e çoi në opozitë më shumë se gjysmën e koalicionit qeverisës d.m.th. vetëm PD. Pjesën tjetër që u aleancua me PS, e rivotoi për në Qeveri. Populli nuk gjykohet. Partia Demokratike, lidershipi mori përgjegjësitë. Ai u dorëhoq parevokueshëm nga kreu i PD, ndërsa për militancën e partisë të vetmin justifikim që shprehu lideri në ikje ishte: …kundërshtari im fitoi, sepse bëri premtime të cilat unë nuk mund ti bëja…” Pjesërisht e vërtetë, por për militancën vlen. Nga ana e saj Partia Demokratike në opozitë me problemet e saj endemike filloj procesin e saj fiziologjik e politik, qoftë për faktin e dorëheqjes së papritur të liderit historik, qoftë për riorganizimin e opozitarizmit, si nevojë e domosdoshme jetike për vendin. Mazhoranca e ftuar nga populli për të qeverisur vendin, jo për të kënduar oratori e metafora, gaboi që në fillesë:



1. Energjitë politike në vend t’i shfrytëzonte për progresimin e arritjeve, i ktheu në patetikë nihilëzuese ndaj kundërshtarit me moton e vitit 1938… Pra, ndriçimin e vet e shihte vetëm në errësimin e kundërshtarit, përndryshe nuk dukej. Mjaftueshëm e njohur kjo strategji për të mos qënë e re, gjithashtu mjaftueshëm për të hetuar se ky formacion politik nuk kishte ndërmend progresin e Shqipërisë, por sundimin politik me çdo mjet.

2. Preku nervin shumë sensibël të partneritetit strategjik te Shqipërisë, duke e deformuar atë në favor të Turqisë jo demokratike, gjë që u konfirmua gradualisht me nxjerrjen e Shqipërisë nga shinat e demokracisë.

3. Rëndoi me borxh jo efikas, jo pak, por 13% shifrat e treguesve makroekonomikë të vendit mbi borxhin e ligjshëm, gjë që e nxori Shqipërinë jashtë panoramikes rajonale të konkurrencës, normal dhe asaj globale, ndërsa retorika e renduar globaliste bubullonte.

4. Energjitë dhe lekët e taksave bashkë me lekët e krimit, filluan të investoheshin për të kuruar imazhin nga përgjegjësia fatale, akuzave dhe skandaleve që zbardhte opozita dhe zërave kundër përfshirjes së krimit në parti dhe sidomos në qeverisje.

Në vend që kriminelët ti lëshonte e ti niste në burg siç bëri më 1997-98 me komitetistët separatistë e terroristë të Çaushëve, rilindja u dha atyre fara të zgjedhura dhe “feude” kriminale për drogëra, duke i bërë ata fuqiplotë në vendimarrjet politike të saj, deri për reformën në drejtësi.

5. Deri në fund të 2016 mundi të mbyllë çdo gojë, përjashtuar atë të opozitës dhe “lëvizjes antisoros” (fatkeqësisht pa asnjë konvergjencë programore midis tyre)

Akuzat e opozitës ngjanin me monologje të dëshpëruara humbësish, duke mbushur të “ejten parlamentare”, sa dendeshin duke qeshur tahirësat doshët e roshët, bashkë me krye-frrokun e tyre ironik.

Lidershipi tashmë i inkriminuar deri në palcë, më 2017, kreu hapin tjetër fatal; bleu, grabiti e tjetërsoi fitoren e këtij Parlamenti të sotëm hegjemon në numra, po pa asnjë legjitimitet moral e politik. Ulë-sinjtë politik dhe tahirësat e inkriminuar, bëjnë ligje jo për shtetin modern që duan shqiptarët, por shtetin e tyre, d.m.th. të mafias. Vdekjet politike të një lidershipi të gabuar në gjithë botën perëndimore edhe në kulmin e suksesit të tyre, mbërrin përpara se të asgjësohet shteti, ekonomia dhe demografia e vendit. Kjo sepse liria intelektuale është e brendshme, pastaj dhe kushtetuese. Sidomos nuk dhurohet nga pushteti i radhës.   Vdekja e kërmës aktuale të pushtetit është evidente, por duhet dezinfektuar “kufoma” duhet karantinuar. Dhe jo me rrëzime bustesh butaforikë e metaforikë, përndryshe rilindjet e qelbësirave bëhen kronike dhe kështu do shkojmë një hap para, dy mbrapa, si tani. Shteti i së drejtës e ka burimin shi nga liria, po dhe nga qëndrimi moral e ligjor ndaj së keqes sidomos krimit që ka ngritur herë pas here pushtete në Shqipëri. Sigurisht është zor të flasësh për fakte e liri në Shqipëri, se të ngarkojnë një parti në shpinë, sidomos në kohë dixhitale, por intelektuali e ka për detyrë të imunizohet nga ky “gosip” ky është dënimi i tyre fatkeqësisht dhe anasjelltas njëkohësisht i vetmi antidot moral madje terapeutik që kuron perspektivën e çdo vendi, nga ndotja e politikave të fëlliqta.


Etiketa: , ,

Pas