Aktualitet

Reina hero, mposht VAR-in dhe i jep fitoren Milanit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:00 - 05/10/19 |
mapo.al

Milani është kthyer te fitorja pas tri humbjeve radhazi pasi ka mposhtur Geona-n me rezultatin 2-1 në Luigi Ferraris. Kuqezinjtë më në fund kanë parë dritë në fund te tunelit megjithëse përsëri ka shfaqur shumë probleme. Një fitore e vuajtur e Milanit teksa Reina duhet të priste një penallti në kohën shtesë për të shpëtuar tri pikët.


Portieri spanjoll nuk e nisi aspak mirë pasi zëvendësoi Donnarumman e dëmtuar pak momente përpara se të niste loja. Veterani 37-vjeçar ka bërë një gabim në golin e parë të vendasve të shënuar nga ishi i Ajax Lasse Schone.



Milani ishte zero në pjesën e parë, por pas pushimit jep shenja jete falë dy zëvendësimeve të trajnerit Gampaolo, i cili hoqi Piatek dhe Calhanoglu për Paqueta dhe Leao.


Theo Hernandez ka barazuar rezultatin pak minuta përpara se Kessie të kalonte ekipin e tij në avantazh me penallti.

Milani vuajti presionin e Genoa-s në minutat e fundit,sidomos pas të kuqit të Calabria. Në minutën e 90’ , Reina ka shkaktuar një penallti e cila është konfirmuar nga VAR, por prapëseprapë ajo ishte shumë e dyshimtë.
Megjithatë, Reina ka pritur penalltinë duke rregulluar gabimin.


Etiketa: , , ,

Pas