Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, ka afruar shumë futbollistë të rinj në grumbullimin paraprak të kombëtares, ndërsa risia e bukur është dhe vëzhgimi i shumë lojtarëve të U-21. Tekniku italian ka mbajtur në stërvitje dhe një pjesë të lojtarëve të Alban Bushit para ndeshjeve me Islandën dhe Moldavinë.
Emri i fundit që i është bashkuar listës së Rejës është i riu i Tiranës, Jurgen Çelhaka. Ky i fundit u lajmërua se do të bashkohej me kuqezinjtë përmes njoftimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Zyra e shtypit lajmëroi mediet se 20-vjeçari do të vihet nën urdhrat e trajnerit italian në Tropikal.
Çelhaka është një element i dalë nga Akedemia e Tiranës, por ndryshe nga çfarë pritej nuk ka patur shumë minuta. Ai nuk është preferuar nga trajneri Ardian Mema.