Sport

Reja: Fitoren e kishim detyrim, ndryshe na frikësonte e ardhmja






               Publikuar në : 23:58 - 11/06/19 |
mapo.al

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja në një prononcim pas ndeshjes me Moldavinë tha se fitorja ishte një detyrim në të kundërt ekipi do të kishte frikë për ecurinë në të ardhmen prandaj kjo fitore i dha shtysën e nevojshme ekipit kuqezi.


“Na duhej fitorja dhe filluam mirë. E arritëm fitoren pasi duhej me lojën që ne bëmë. Djemtë ishin të shqetësuar nga humbja ndaj Islandës dhe nëse nuk do të fitonim, futbollistët do të hynin më shumë në frikë dhe ky do të ishte një problem”, u shpreh Reja.

“Nuk fitohet pa djersitur dhe çdo fitore ka vuajtje. Në pjesën e dytë kishim Roshin më para dhe në çdo ndeshje duhet të djersijmë. Në mbrojtje patëm pak problem pasi kishin disa raste ata por me Cikalleshin dhe Roshin i dhamë skuadrës një tjetër frymë”, u shpreh italiani.


Etiketa: , , , ,

Pas