Aktualitet

Reja: Në kombëtare nuk kemi Messin, ecim në grup





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 13/11/19 |
mapo.al

Në prag të ndeshjes kundër Andorrës, trajneri i kombëtares shqiptare, Edi Reja ka dalë në një konferencë për shtyp, ku foli për gjendjen aktuale të skuadrës, rivalin dhe formacionin që do të hedh në fushë.


“Kam një skuadër me djem inteligjent. Ja kam transmetuar që në ditën e parë që sfida me Andorrën është më e rëndësishme. Nuk ka ndeshje të lehta. Pra, nuk duhet nënvlerësuan në asnjë lloj momenti. Çikalleshi na ka dhënë një dorë shumë të mirë me rendimentin e tij. Është një mungesë e rëndësishme. Kam 5 sulmues shumë të mirë. Është prurja e re, Florian Kamberi dhe rikthimi i Myrto Uzunit. Ne kemi një grup që ka formë fizike të mirë dhe me karakteristika të njëjta. Nesër do ta vendos se kush do të luaj, në varësi të situatës. Kemi gjithashtu, Taulant Seferin dhe Bekim Balaj që janë shumë të rëndësishëm”.


Xhaka? Me Xhakën kanë folur bashkëpunëtorët e mi. Ai na ka sqaruar se në ndeshjen e fundit me Basel ka dalë 10 minuta para fundit të lojës. Na ka kërkuar që ta lëjmë të qetë për tu rikuperuar plotësisht dhe kur lojtari ta kërkon e nuk është në 100% e tij është më mirë që të pushojë.


“Kemi krijuar një ekuilibër në skuadër, që na krijon mundësi dhe alternativa në skuadër. Kërkoj lojtarë që të jenë të qetë në kombëtare. Duhet të jenë të gatshëm, pasi është një detyrë e trajnerit që të aktivizojë dhe të hedh në fushë lojtarët që duan. Më vjen keq për Eros Grezdën, i cili nuk preferoi të pranojë ftesën tonë për disa arsyeje. Synojmë që të kem një personalitet. Është gjithmonë Shqipëria që futet në fushë, pavarësisht se kush janë protagonistët që interpretojnë role të ndryshme. Nëse dikush mendon se është Messi, nuk është kështu. Rëndësi ka grupi dhe më pas individi”.


“Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta te ky grup. Ka individ që revoltohen dhe më pas tërhiqen. Nuk ka çështje në këtë grup. Jemi familje. Nëse nuk e zgjidh mes familjes atëherë nuk ka vend për të.

Motivimi për Andorrën? Motivimi do të jetë diçka që të na karakterizojë. Si ndaj Andorrës ashtu edhe ndaj Francës duhet të japim 105% të mundësive. Duhet të japim gjithçka. Më pas do të takohemi në mars. Duhet të ruajmë këtë motivacion. Është gjithmonë e vlefshme që ai që vesh këtë fanellë futet në fushë duke përfaqësuar çdo shqiptar. Tifozeria na shtyn që të japim maksimumin. Do na bëjnë që të mendojmë se po luajmë në shtëpinë tonë”.

Takimi mes Shqipërisë dhe Andorrës, i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020. Sfida do të luhet nesër në “Elbasan Arena”, në orën 20:45.

Tre ditë më pas, të dielën, kuqezinjtë do të presin Francën te “Arena Kombëtare”, në sfidën përmbyllëse të kualifikueseve të Europianit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas