Shqipëria do të përballet me Francën të dielën në mbrëmje dhe trajneri Edi Reja ka dalë në konferencë për shtyp kur vlerëson në maksimum kampionët e botës dhe trajnerin e tyre Didie Dëshamp.
Ndeshja me Francën dhe formacioni?
Nuk mendoj se situacionet taktike janë deçizive. Deçiziv janë protagonistët dhe ajo që ata japin në fushë. Përsa i përket Roshit, ai luan gjithmonë në krah në majtë apo të djathtë. Për të nuk është gjë jo e natyrshme. Ne kemi shanset tona ndaj Francës dhe çdo lloj kundërshtari. Dimë se ku Franca do na vendosë në vështirësi, por dimë dhe ku ne të vëmë në vështirësi Francën. Duhet të luajmë mirë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet që na jepen përballë tyre.