Kronika

Reklamoi kompaninë e basteve në fanellat e ekipit, në hetim administratori i “Kastriotit”







               Publikuar në : 09:30 - 10/02/19 |
mapo.al

Administratori i një ekipi futbolli të Superligës, është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit në stadiumin “Selman Stermasi”, ka reklamuar një shoqëri bastesh sportive në kundërshtim me ligjin. Policia e Tiranës bën me dije se është proceduar penalisht shtetasi me iniciale Gazmend Vogli, 30 vjeç, banues në Krujë.


Gjithashtu po kryhen verifikime për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal edhe për vëzhguesin e Federatës Shqiptare të Fubollit prezent në këtë ndeshje i cili ka lejuar që futbollistët të futen dhe të luajnë ndeshjen duke pasur të reklamuar në fanella këtë logo të kompanisë së basteve”, thuhet në reagim.

Gazmend Vogli, administrator i Kastriotit

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas