Friday, December 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Rekomandim pozitiv Shqipërisë, raporti i BE përmend edhe emrin e Tahirit

by mapo.al
17/04/2018
in Kryesore
0

Komisioni Europian pritet të rekomandojë sot zyrtarisht hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, pas përparimeve të cituara aty që nisin me ruajtjen e thellimin e reformave aktuale në fushën kyçe të zbatimit të ligjit, me përparim në të pesë prioritetet kyçe e vijimësinë e rezultateve të prekshme në rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Pikërisht vetingu, thekson KE, do të jetë vendimtar për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë. Në mbështetje të tij, Komisioni do të aplikojë qasjen e përforcuar për kapitujt e negociatave që lidhen me Gjyqësorin, të drejtat themelore dhe drejtësinë, lirinë e sigurinë e vendit.

“Top Channel” disponon një kopje të raportit të plotë ku përmenden rezultatet e para të dukshme të vetingut me dorëheqjen e 15 gjyqtarëve dhe prokurorëve të nivelit të lartë, dëgjesa që çuan në shkarkimin e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese si dhe konfirmimin në detyrë të një tjetër gjyqtareje të këtij institucioni.



Komisioni Europian vëren se “përpjekje të mëtejshme të vendosura u ndërmorën në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshi ato kundër trafikut të drogës dhe kultivimit të saj, duke kontribuar drejt arritjeve solide në hetime proaktive, arrestime e dënimeve.

Katër pjesëtarë të parlamentit dhe një kryetar bashkie, theksohet mes të tjerash, i humbën mandatet gjatë procesit të dekriminalizimit dhjetorin e 2016-tës dhe janarin e 2018-tës.

Me kërkesë të Prokurorisë, vazhdon raporti, tetorin e vitit 2017 Parlamenti i hoqi pjesërisht imunitetin deputetit Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm.

Dokumenti bën një pasqyrë të detajuar të ecurisë së vendit në lidhje me kritere të ndryshme. Qeveria, sipas tij, mbetet e angazhuar ndaj procesit të integrimit në BE, por ritmi i reformave u prek nga fushata zgjedhore dhe ndryshimet në nivel ministror.

Duke përshkruar situatën, KE-ja vëren se “polarizimi i fortë në skenën politike ka qenë i pranishëm”, ndërsa sillet në vëmendje bojkoti i opozitës pranverën e shkuar “çka shtyu në kohë gjithashtu edhe ngritjen e institucioneve të vetingut në gjyqësor” e më pas marrëveshja e majit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, e cila pasoi me “organizimin pa probleme të zgjedhjeve të përgjithshme në qershor, pavarësisht faktit se një numër rekomandimesh të OSBE/ODIHR-it ende mbeten të paplotësuara”./TCH/

Tags: Komisioni Europiannegociataraportsaimir tahiri

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

18/10/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj

Radari 22 milionësh në majë të Midës në Pukë, Forca Ajrore Shqiptare tashmë ka “sytë” e saj

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In