TIRANE– E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, deputetja e PS Mimi Kodheli ka folur për rekomandimin pozitiv të KE për hapjen e negociatave me Shqipërinë për procesin e anëtarësimit. Kodheli u shpreh se si qytetare ndjehet krenare për hapjen e negociatave, por sipas saj kjo nuk duhet të na bëjë euforikë.
Kodheli tha se kryeministri Rama i ka shtrirë dorën opozitës për bashkëpunim dhe se qeveria do japë garanci për vijimin e reformave. Skepticimi tha ajo e bën qeverinë të jetë më e vëmendshme në zbatimin e reformave.
“Unë nuk e di se çfarë kërkon opozita. Po flasim politikisht jo për aksione politike. Duhet të ketë dakordësi për fatin e atdheut. Kryeministri ka thënë se i ‘shtrin dorën opozitës’ dhe ka treguar se di t’i qëndrojë pakteve. Europa ndodhet në një moment delikat dhe skepticizmi na bën të jemi më të vëmendshëm. Ne do japim garancitë se reformat do vijojnë. Greqia nuk ka përmendur asnjëherë se do ketë një gjykim negativ. Reagimi i MPJ greke ishte pozitiv dhe Greqia është një vend alet i Shqipërisë”- tha Kodheli.