KMR

Rekord botëror/ Ngjitet në Everest dy herë brenda javës





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:11 - 21/05/19 |
mapo.al

Sherpa nga Nepali ka vendosur një rekord të ri të malit Everest. Ai është ngjitur në majën më të lartë në botë për të 24-tën herë, duke e ngjitur së fundmi 2 herë vetëm në 7 ditë. Kami Rita Sherpa u ngjit me sukses në malin më të lartë në botë mëngjesin e së martës. 49-vjeçari tha se nuk planifikon të tërhiqet dhe shpreson të arrijë më shumë suksese në vitet në vijim.


“Unë mund të ngjitem edhe për disa vite të tjera,”-tha ai për BBC, përpara përpjekjes së tij për të ngjitur për të 23-tën herë malin, një javë më parë. “Jam i shëndetshëm, mund të vazhdoj derisa të mbush 60-vjeç.”



Sherpa ngjiti malin për herë të parën në vitin 1994 dhe bën guida për kompanitë ndërkombëtare që organizojnë ekspedita ngjitjeje.


“Asnjëherë nuk e kam menduar për të vendosur rekorde,”-tha ai. “Sikur ta dija, do kisha bërë më shumë ngjitje më herët.”


Etiketa: ,

Pas