Në 24 orët e fundit në Itali është shënuar një rekord i zi sa i përket infektimeve por edhe viktimave nga koronavirusi.
15,199 qytetarë janë infektuar ditën e sotme në Itali. Rritja krahasuar me dje është shumë e madhe, teksa të martën ishin 10,874.
Numri i përgjithshëm i rasteve shkon rreth 450 mijë.
Viktimatnë 24 orët e fundit janë 127, ndërkohë që dje ishin 89.
Në total janë 36,832 persona të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Rajoni me numrin më të lartë të infeksioneve është Lombardia.
Lajmi i vetëm i mirë është që sot janë shëruar 2369 pacientë, një rritje krahasuar me dje, ku ishin 2046.