Aktualitet

Rekord: 13 milionë eurot u kapën në banesat e shqiptarëve në Holandë





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 01/10/19 |
mapo.al

Policia holandeze ka organizuar një operacion anti-drogë në shkallë të gjerë në Amsterdam. Sipas gazetës NRC, policia ka kapur 12.8 milionë euro në cash gjatë këtij operacioni.


Paratë u gjetën pas kontrollit në pesë prona. Kjo është sasia më e madhe e parave e kapur ndonjëherë.



Gjatë operacionit janë arrestuar dy meshkuj nga Shqipëria, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia, një burrë nga Zelanda e Re dhe një person nga Maroku.


Sipas portalit AD, paratë janë gjetur në banesat e dy shqiptarëve në Salomonsstraat dhe Valkensburgerstraat në Amsterdam. Për më tepër, aty u gjet edhe një regjistër ku mbaheshin llogaritë për milionat. Paratë ishin të mbështjella me plastikë dhe ishin të fshehura në valixhe.

Gjithçka nisi tre javë më parë, pas një informacioni se kolumbianët mund të ishin përfshirë në importimin dhe shitjen e kokainës në Holandë. Mendohet se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për trafikun. Ajo njihej si Mama Colo ose La Madre. Por asaj nuk iu gjet as para dhe as drogë.

Një zyrtar i policisë tha se gjithçka është zhvilluar në mënyrë sekret nga frika e dekonspirimit. “Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit,” tha ai. Sipas tij, ata jetonin në banesa shumë të shtrenjta.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë arrestime të tjera.


Etiketa: , , , , , ,

Pas