Një numër në rritje të personave të infektuar u publikua nga “EODY” për ditën e sotme, duke bërë publike 935 raste të pacientëve me Covid-19.
Raporti i sotëm është rekordi i katërt negativ gjatë muajit tetori, i cili pasqyron rritjen e shpejtë të rasteve në Greqi në javët e fundit.
Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 29,992.
91 pacientë po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 270 pacientë janë liruar nga ICU.
Sot janë bërë publike edhe 5 vdekje të tjera, duke shkuar kështu numri në 564 vdekje gjithsej në vend.