Aktualitet

Rekord penalltish prej 70 vitesh te Lazio, Immobile i “tregon targën” Ronaldos





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:07 - 26/07/20 |
mapo.al

Lazio ka arritur të fitojë 5-1 jashtë fushe ndaj Veronas por ajo që ia vlen të thuhet është se dy penalltitë e akorduar në favor të bardhekaltërve arrijnë një rekord që qëndronte prej më shumë se thuajse 70 vitesh, kur Milani i sezonit 1950-51 arriti plot 18 penallti në një sezon (aq sa ekipi bardhekaltër).


Nga pika e bardhë nuk gaboi dy herë Immobile, që kishte shënuar edhe një super gol.


Kështu, sulmuesi shkon plot 34 gola, 2 më pak se sa Gonzalo Higuain i cili në sezonin 2015-2016 arriti të shënonte 36 gola me Napolin.


Immobile shkon kështu drejt fitimit të Këpucës së Artë, teksa Ronaldo ka mbetur 30 gola. Por, nga 34 golat, sulmuesi i Lazios 14 i ka me penallti.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas