Aktualitet

Rekord prej mbi 41 mijë rastesh të reja në Francë – Athina e Selaniku në shtetrrethim








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:16 - 23/10/20 |
mapo.al

Ritmet e rasteve të reja me Covid-19 në Francë po arrijnë nivelet e vendeve me popullsi të mëdha. Këtë 24 orësh, në Francë u thye një rekord i ri infektimesh ditore prej mbi 41 mijë rastesh.


Nivele të tilla infektimesh ditore i kanë arritur vetëm 3 vendet që kryesojnë listën globale të të infektuarve si Shtetet e Bashkuara, India e Brazili, me popullsi të paktën 4 herë më të madhe.


Krahas 9 qyteteve të mëdha përfshirë Parisin, gjendja e shtetrrethimit nga ora 11 e natës deri në 6 të mëngjesit do të shtrihet edhe në 36 qytete të tjera.



Më shumë se 2/3 e popullsisë së Francës është prekur nga masa e shtetrrethimit, që megjithatë duket se nuk ka dhënë ende efektet e pritshme. Karantina kombëtare është tashmë një mundësi e papërjashtuar.


Me gati 900 raste ditore infektimesh, shifra më e lartë e arritur ndonjëherë edhe autoritetet greke shpallën shtetrrethimin në Athinë si vatra e Covid-19 në vend nga mesnata deri në 5 të mëngjesit, gjithashtu edhe Selanikun.

Lexo edhe :  "Liri dhe bashkim" - Dhurata që francezët i kërkojnë qeverisë për Krishtlindje

Edhe Italia vijon të thyejë rekorde infektimesh ditore, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u shënuan mbi 16 mijë raste të reja. Masa hyn në fuqi nga e shtuna dhe do të qëndrojë për disa javë. Rekorde ka shënuar edhe Gjermania më mbi 11 mijë raste.


Etiketa: , , ,

Pas